Tension në Kuvendin e Shqipërisë, Gazmend Bardhi i hedh ujë Edi Ramës
Ka eskaluar situata në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me ata të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.
Ishte deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, ai i cili ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi ka kërkuar që deputeti Bardhi të largohet nga salla e Kuvendit, pas këtij veprimi të pahijshëm.
Ndërkaq, opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren, teksa PS-ja ka kaluar direkt në votimin e rendit të ditës.