Temperaturat pësojnë ulje të theksueshme, moti për sot në Kosovë - NACIONALE

Temperaturat pësojnë ulje të theksueshme, moti për sot në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranëisira dhe intervale të shkurta me diell.

Sipas Meteo Kosova, ka mundësi të ketë edhe reshje shiu në zonat malore.

“Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos përreth zonave malore.

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C.

Lajme të ngjashme