Temperaturat 36 gradë: Parashikimi i motit për fundjavë - NACIONALE

Temperaturat 36 gradë: Parashikimi i motit për fundjavë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

IHMK ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

“Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme