Temperatura të larta sot – deri në 30°C
Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.