Temperatura të larta, IHMK: Keni kujdes të gjithë - NACIONALE

Temperatura të larta, IHMK: Keni kujdes të gjithë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot me diell dhe vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

IHMK ka kërkuar kujdes gjatë këtyre ditëve.

“Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme