Temperatura këtë fundjavë arrin deri në 33 gradë - NACIONALE

Temperatura këtë fundjavë arrin deri në 33 gradë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këtë fundjavë pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 33 gradë Celsiues.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku në njoftim bëhet e ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 28-32 gradë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 29-33 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme