Telekomi jep detaje për sulmin kibernetik: I kemi identifikuar adresat
Telekomi i Kosovës e ka konfirmuar se që nga ora 8 e mëngjesit sot, kanë pasur sulme kibernetike.
Në një postim në facebook, ata kanë njoftuar se i kanë gjurmuar adresat prej kah po ndodhin sulmet.
NJOFTIMI:
Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike.
Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit.
Do të ju mbajmë të informuar.