Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me tre pikë negative
Është gjobitur me 300 euro dhe me tre pikë negative një person i cili ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Policia e Kosovës bënë të ditur se i njëjti ka qenë duke vozitur me 205 km/h në zonën ku lejohet shpejtësia në 130 km/h.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 205 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

