Të zhdukurit, Hoti ankohet: S’kemi pranuar asnjë informacion nga Serbia - NACIONALE

Të zhdukurit, Hoti ankohet: S’kemi pranuar asnjë informacion nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Andin Hoti, kryetar i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur, ka folur rreth kësaj teme. Në një deklaratë, Hoti tregoi se gërmimet ende po vazhdojnë.

“Aktualisht gërmimet vazhdojnë, pritet të vazhdojnë në katër lokacione. Për momentin ekipet janë në Podujevë në gërmime. Sa u përket vështirësive apo problemeve, ne veprojmë në bazë të urdhrit të Gjykatës, së bashku me Policinë e Kosovës. Rrjedhimisht, problemet e vetme i kemi te lokacioni i saktë, varësisht nga informatat që kemi. Duke pasur parasysh terrenin dhe koordinatat që mbulojnë hapësira të vogla”, tha Hoti për Front Online.

Tutje, Hoti është ankuar se Serbia nuk po ofron informacione në lidhje me këtë temë.

“Në raport me dialogun, jemi ende në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët, që duhet të formohet nga BE. Nuk kemi pranuar ende asnjë informacion nga pala serbe, as për letrën e 1 Qershorit, dhe as për lokacionet që po synojmë të gërmojmë në territor të Serbisë”, tha Hoti

Lajme të ngjashme