“Të vetmin ‘faj’ që e paska pushteti është që paska ra në popull budall”: Maliqi reagon për “përdredhjet” e Kurtit dhe Sveçlës ndaj NjSI-së - NACIONALE

“Të vetmin ‘faj’ që e paska pushteti është që paska ra në popull budall”: Maliqi reagon për “përdredhjet” e Kurtit dhe Sveçlës ndaj NjSI-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Studiuesi dhe opinionisti Agon Maliqi, përdredhjen e djeshme me shifra nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, se gjoja njësitet speciale intervenues po marrin paga nga “2 mijë e 200 euro” por duke mos shpjeguar se si kanë arritur deri te ato shifra – me nga afro 20 orë në ditë punë teksa pagën e kanë jo më shumë se 600 euro – e ka dhënë përmes termit “gaslighting”.

Shkrimi i Maliqit:

Qeverisje “gaslighting”

“Gaslighting” është fjala në anglisht të cilën s’po di qysh me e përkthy në shqip. Nënkupton, sipas fjalorit, “manipulimin përmes metodave psikologjike duke ua vënë njerëzve në dyshim racionalitetin e tyre dhe shëndetin e tyre mendor.”

Sipas qeverisjes “gaslighting”, njësitë speciale në fakt nuk janë të vetëdijshme se sa mirë e kanë punën dhe në vend të protestave do të duhej të ishin falenderuese për privilegjet që i kanë (“hej, ju kemi ble pajisje 10,000 eur!).

Në fakt, sipas logjikës së “gaslighting” që po shpërfaqet që gati tre vjet, i vetmi faj i pushtetit është që ka ra në popull budallë. Budalltë jena na që s’po e shohim lulëzimin e ekonomisë, punëve publike, shëndetësisë, apo arsimit. Në rastin më të mirë budallë, sepse gjithsesi gjysma jemi edhe tradhëtarë.

Lajme të ngjashme