Të shtënat në Cetinje: Shkon në 10 numri i të vrarëve
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, konfirmoi se numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Cetinje ka arritur të paktën në 10 persona.
Ai theksoi se autori i dyshuar i krimit është Aco Martinoviq, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa katër individë të tjerë janë plagosur rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor.
Sipas Sharanoviqit, Martinoviq dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, përfshirë dy fëmijë.