Të shtëna me armë zjarri në Prizren, sekuestrohet pistoleta
Të shtënat me armë zjarri janë bërë një fenomen shumë i shpeshtë në Kosovë. Së fundi, është raportuar sërish për gjuajtje me armë zjarri në rrugën "Gani Saramati" në Prizren.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së veturës, ku njëri nga dy të dyshuarit e njohur për viktimën nga vetura e tyre, e cila po ashtu ishte në lëvizje, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të veturës së tij.
"Mbrëmë me datë 30.03.2924, rreth orës 22:40 është raportuar per gjuajtje me armë zjarri në rrugën "Gani Saramati" në Prizren. Viktima e rastit(A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti i tyre i cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën-pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marr lëndime. Policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmit e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kan filluar hetimet për rast të klasifikuar si "Vrasje në tentativë". Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpin e tyre në Prizren,por ata janë larguar dhe nu është ditur vendqëndrimi i tyre. Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjet asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kan vazhduar me hetimimin e rastit dhe pasi që kan ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përodrur është gjet dhe sekuestruar. Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarev, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë", ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.