Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte rreth orës 20:00 është raortuar për të shtëna me armë zjarrin në qytetin e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Nacionalen se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Nënë Tereza" në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.

Lajme të ngjashme