Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, s’ka të lënduar
Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, rreth orës 17:30 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident.
“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.