Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person - NACIONALE

Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:00 të së shtunës.

“Sot, rreth orës 04:00, kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme