Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Mollopoc të komunës së Shtimes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Kjo ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë ftuar policinë.
Policia ka njoftuar se pas ndërhyrjes dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa janë konfiskuar dy armë zjarri, konkretisht pistoleta me gaz.
“Njësitet policore të rendit, së bashku me dy Njësi të Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohej se gjatë një ahengu kishte pasur të shtëna me armë. Pas veprimeve policore dhe identifikimit të personave të përfshirë, në stacionin policor janë shoqëruar dy persona, ndërsa janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta me gaz). Personat e dyshuar janë: N.M., 31 vjeç; A.M., 27 vjeç”, është thënë në njoftimin e Policisë.