Të rinjtë rusë shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë - NACIONALE

Të rinjtë rusë shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në rrjetin social Twitter, është duke qarkulluar një video, e cila besohet se është realizuar në Rusi.

Në këtë video, disa të rinj mbajnë në duar pankartën e targave ilegale të Mitrovicës, “KM”, e cila u përdor si ngjitëse ditët e fundit në komunat veriore.

Kjo pankartë është dizajnuar nga serbët e Kosovës, të cilët kundërshtojnë implementimin e unifikimit të targave të Republikës së Kosovës.

Gjersa mbanin pankartën në duar, të rinjtë brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë”.

Serbët e Kosovës kanë kundërshtuar implementimin e unifikimit të targave të Republikës së Kosovës, disa ditë më parë, duke bllokuar rrugët e veriut të vendit, ku dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Implementimi i targave është shtyrë për në muajin shtator.

Lajme të ngjashme