Të reshurat e shiut shkaktojnë vërshime në Rrugën C në Prishtinë
Sot gjatë ditës ka pasur të reshura relativisht të shumta në Prishtinë. Dhe pothuajse si gjithnjë, ato kanë shkaktuar probleme.
Më saktë, në Rrugën C ka pasur një vërshim.
Në fotografitë e shkrepura nga Visar Kadrolli, fotograft i Nacionales, shihet vërshimi që ka ndodhur në Rrugën C.
Madje, në fotografi shihen edhe qytetarët që kanë probleme në qarkullim.
Ky problem është që disa muaj dhe për të njëjtin ka raportuar Nacionale edhe më parë.