Kurti sërish s'i dëgjon kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale, thotë se do t'ua përmirësojnë "pajisjet e punës" - NACIONALE

Kurti sërish s'i dëgjon kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale, thotë se do t'ua përmirësojnë "pajisjet e punës"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministria ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti dhe përfaqësues e pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Ndonëse njoftohet se Kryeministri Kurti dhe ministrat "dëgjuan me vëmendje" kërkesat dhe çështjet e ngritura nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, komunikata nuk dha ndonjë informatë se qeveria Kurti është pajtuar me kërkesat specifike të njesitëve speciale të Policisë së Kosovës.

Krejt çka u theksua nga njoftimi i ZKM-së ishte se Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të punës për Policinë në përgjithësi.

"Gjatë takimit, kryeministri Kurti i njoftoi ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës është bërë me kujdes të veçantë e të shtuar, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë.
Qeveria e Republikës së Kosovë është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të punës për Policinë e Kosovës në mënyrë që krahas lehtësimit në punë, të ndikojë drejtpërdrejt po ashtu në uljen e rrezikshmërisë gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive." -
thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të ngjashme