“Të pathyeshëm”, Petrit Hajdari e “dridh” Drenasin: Nuk ka sallë që na zë, zemra e Drenasit është PDK-ja - NACIONALE

“Të pathyeshëm”, Petrit Hajdari e “dridh” Drenasin: Nuk ka sallë që na zë, zemra e Drenasit është PDK-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, mbrëmë kam mbajtur një tubim madhështor në Drenas.

Para shumë mbështetësve të PDK-së ai është shprehur i bindur në fitoren e tij në Drenas.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se PDK-ja në Drenas është e pathyeshme.

“Nuk ka ndjenjë më të fortë sesa kur flet me ata që të kanë rritë, që të kanë dhënë besim, që të kanë dhënë dashni. Falemnderit, falemnderit, falemnderit njëmijë herë Drenasi im 💙. Fitorja jonë po vjen. Uragani i PDK-së u nis për të mos u ndalur! Falemnderit nga zemra të gjithëve 💙🙌 Ju dua fort dhe ju ftoj t’i bashkoheni kësaj fushate bashkohore, për Drenasin e së ardhmes. Nuk ka sallë që na zë. Zemra e Drenasit është PDK gjithmonë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme