Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytja e një anije afër Japonisë - NACIONALE

Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytja e një anije afër Japonisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën nëntë persona vdiqën, pasi një anije me flamur të Koresë Jugore u përmbyt afër Japonisë, tha të enjten Ministria e Jashtme e Koresë Jugore.

Dy shtetas të Koresë Jugore ishin në mesin e të vdekurve, tha kjo ministri, duke shtuar se roja bregdetare japoneze kishte shpëtuar një anëtar ekuipazhi nga Indonezia, ndërsa një person tjetër është zhdukur, raporton agjencia “Reuters”.

Transmetuesi publik japonez, NHK, duke e cituar rojën bregdetare, raportoi të mërkurën se një cisternë me lëndë kimike ishte përmbytur afër bregdetit të prefekturës Yamaguchi, në perëndim të Japonisë, dhe se shtatë raste fatale ishin konfirmuar në mesin e ekuipazhit me 11 persona.

Përmes kësaj anije po transportoheshin 980 tonë acid akrilik, por nuk është vërejtur ndonjë rrjedhje e lëndës, raportoi televizioni NHK.

Lajme të ngjashme