Të paktën 13 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Tajlandë
Së paku 13 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë janë lënduar nga një zjarr që shpërtheu në orët e para të së premtes në një klub nate në Tajlandë, tha policia e këtij vendi.
Zjarri shpërtheu rreth orës 1 pas mesnatës në klubin e natës “Mountain B” në provincën Chonburi, në juglindje të Bangkokut.
Koloneli policor, Wuttipong Somjai, tha se zjarri ndodhi gjatë një performance të drejtpërdrejtë muzikore dhe personat e lënduar kanë pësuar djegie të mesme dhe serioze.
Ai konfirmoi se të gjithë të vdekurit ishin tajlandezë. Zyrtarët e shpëtimit thanë se viktima më e re që është identifikuar deri më tani është 17-vjeçare.