“Të mos e harrojmë kurrë Aushvicin”: Ambasadori gjerman përkujton viktimimat e Holokaustit - NACIONALE

“Të mos e harrojmë kurrë Aushvicin”: Ambasadori gjerman përkujton viktimimat e Holokaustit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada Gjermane në Kosovë ka përkujtuar viktimat e Holokaustit me rastin e përvjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic, i cili u çlirua në vitin 1945 nga Ushtria e Kuqe, duke zbuluar përmasat e krimeve të Gjermanisë naziste.

Në ceremoninë përkujtimore, ambasadori gjerman Rainer Rudolph dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nderuan më shumë se një milion viktima të vrara në Aushvic, përfshirë burra, gra dhe fëmijë hebrenj, si dhe grupe të tjera të përndjekura nga regjimi nazist.

Në një mesazh, ambasada theksoi se valixhet e ekspozuara në Muzeun Aushvic-Birkenau janë “dëshmi të heshtura të vuajtjes dhe persekutimit”.

“Ruajtja e kujtesës historike është thelbësore për të garantuar që këto krime të mos përsëriten kurrë më,” thuhet në mesazh.

Lajme të ngjashme