Të mërkurën mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të mërkurën, më 29 korrik 2026, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Sipas parashikimit, temperaturat do të shënojnë rritje graduale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, nga drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.