Të mërkurën mot i vranët dhe me riga lokale shiu
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga të herëpashershme shiu në disa zona.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 16°C.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.