Të mërkurën mot i ngrohtë, pasdite priten reshje dhe shtrëngata lokale - NACIONALE

Të mërkurën mot i ngrohtë, pasdite priten reshje dhe shtrëngata lokale

3 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i ka njoftuar se të mërkurën gjatë paradites do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell.

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave, ndërsa vende-vende mund të ketë riga shiu, shtrëngata lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë zhvillimit të shtrëngatave, ajo mund të ketë përforcime të përkohshme.

Lajme të ngjashme