Të hënën seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Të hënën duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin para trupit gjykues nga e hëna në të enjten.
Të martën e 18 shkurtit, Gjykata Speciale i vazhdoi paraburgimib edhe për nga dy muaj ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës.