Të hënën mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 27 gradë Celsius
Të hënën, më 13 korrik 2026, pritet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me intensitet të lehtë deri mesatar.