Të hënën mblidhet grupi ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit - NACIONALE

Të hënën mblidhet grupi ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këtë të hënë pritet që të mblidhet grupi ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.

Sipas, Ministrisë së Drejtësisë, së bashku me institucionet e tjera, do të shqyrtojnë raportet e tjera inspektuese, për të parë nëse ka pasur shkelje në trajtimin e rastit të 35-vjeçares.

“Siç jeni të njoftuar, ministritë përgjegjëse kanë ndërmarrë veprime inspektimi përmes trupave inspektuese në lidhje me rastin e Hamide Magashit. Në lidhje me raportet e përfunduara të inspektimit, Ministrja e Drejtësisë ka ftuar mbledhjen e grupit ndërministror, të hënën, datë 19 Dhjetor 2022”, ka thënë Ministria e Drejtësisë, raportonRTV Dukagjini.

Për rastin në fjalë Ministria e Drejtësisë ka qenë në pritje të dy raporteve inspektuese, atë të qendrave për punë sociale dhe të inspektoratit shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se raporti i është dorëzuar institucioneve përgjegjëse, porse nuk mund të japin detaje për të gjeturat.

Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektime specifike lidhur me rastin e pacientes/të ndjerës në Kliniken e Gjinekologjisë, ku nga ky inspektim është hartuar raporti, meqenëse rasti është i ndjeshëm, lidhur me çështjen në fjalë janë duke u marrë organet e hetuesisë”, ka shtuar Ministria e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme