“Të gjithë kundër Kosovës”, Maliqi tallet me këtë teori konspirative - NACIONALE

“Të gjithë kundër Kosovës”, Maliqi tallet me këtë teori konspirative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi është tallur me mbështetësit e Qeverisë Kurti, të cilët po mendojnë se të gjitha shtetet janë pozicionuar kundër Republikës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një konspiracion i madh.

Ai ka përmendur një rast konkret në SHBA, ku duke u bazuar në teori njerëzit kishin ndërmarr edhe veprime konkrete qesharake.

Në SHBA para disa vitesh pat qarkullu gjërësisht në internet një konspiracion se Hillary Clinton është udheheqëse e një organizate që trafikon fëmijë për pedofili, dhe që gjithë kjo punë koordinohet prej bodrumit të një picerie në Uashington. Çohet një ditë njëri prej këtyre budallëve, e merr pistoleten, futet në piceri dhe niset me e thy derën e bodrumit. Kur, çka me pa, bodrum hesapi! Çka po du me thanë është se shumë shpejt kanë me përfundu në këtë pikë shumë njerëz kur të kryhet i gjithë ky episod i manisë shumëvjeçare të ‘konspiracionit të madh të të gjithëve kundër Kosovës’”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme