Të enjten zëvendëssekretari i NATO-s viziton Kosovën - NACIONALE

Të enjten zëvendëssekretari i NATO-s viziton Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Me datën 7 korrik, ditën e enjte, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do të gjendet në Kosovë për vizitë. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media të NATO-s, ku edhe thuhet se delegacioni do të kryesohet nga Mircea Geoana, zëvendëssekretar i përgjithshëm.

Në komunikatë me tej thuhet se ato do të takohen me presidenten Osmani dhe me udhëheqësin e listës serbe Goran Rakiq.

Po ashtu, ky ekip vizitues do të vizitojë bazën e KFOR-it, për takim me komandantin e Ferenc Kajari.

Mendohet se do të ketë takime edhe me misionet ndërkombëtare dhe drejtuesit e tyre.