Të enjten protestë në Tiranë pas vrasjes së 5-vjeçares me motor uji, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Pas vrasjes së 5-vjeçares me motor të ujit nga një polic në një nga plazhet e Himarës, të enjten do të organizohet protestë në Tiranë.
Për organizimin e protestës ka njoftuar Fronti për Shpëtim Kombëtar.
Gjithashtu edhe Partia Demokratike ka njoftuar se protesta do të mbahet në ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Me këtë protestë do të kërkohet dorëheqjea e Bledi Çuçit – ministër i Briendshëm dhe Mirela Kumbaro – ministre e Turizmit.
“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro”, thuhet në njoftim.