Të enjten pritet mot i vranët e me diell, jo ftohtë - NACIONALE

Të enjten pritet mot i vranët e me diell, jo ftohtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të enjten pritet të mbajë mot i vranët, por me intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat parashihen të lëvizin nga 2 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.

"Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s", thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme