Të enjten në Kuvend mbahet seanca e fundit për këtë session
Vetëm edhe dy herë pritet të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj vere, para se të shkojnë në pushime.
Seanca e fundit për këtë sesion, është paralajmëruar të mbahet të enjten.
Kështu bëri të ditur kryetarja e grupit parlamentar të VV-së pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u mor vendimi që vazhdimi i trajtimit të pikave të papërfunduara nga seancat e javës së kaluar dhe një javë më parë, është caktuar për të mërkurën në orën 13:00. Gjithashtu seancë e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten prej orës 10:00, kjo edhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni pranveror, potencialisht mundet me qenë edhe vazhdimi, një ditë pas, por që nuk do të ketë seancë të re për sesionin pranveror. Ndërsa, pikat që do të trajtohen në seancën e re të Kuvendit, më katër gusht, përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të trajtohet propozim vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike”, tha Mimoza.