Të enjten mot i vranët me riga shiu, borë në viset e larta
Të enjten pritet mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona, ndërsa në viset e larta parashihen edhe fjolla bore, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kushtet atmosferike do të mbeten të ftohta, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, çka mund të ndikojë në qarkullimin rrugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 5°C. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1–5 m/s.