Të dyshuarit i shkrepi arma pa dashje: Policia jep detaje për plagosjen e zyrtarit policor në poligon - NACIONALE

Të dyshuarit i shkrepi arma pa dashje: Policia jep detaje për plagosjen e zyrtarit policor në poligon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Novobërdë është plagosur një polic në një poligon të gjuajtjes.

Një të dyshuari i shkrepi arma pa dashje, si rezultat polici u plagos.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË NGA PAKUJDESIA & RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Novobërdë / 26.01.2025 – 19:00. Raportohet se në një poligon të gjuajtjes të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se i është bllokuar arma, me ç’rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluar viktimën mashkull kosovar (zyrtar të PK-së). Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar tri armë zjarri, rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme