Të dielën, mot i vranët dhe intervale me diell në Kosovë - NACIONALE

Të dielën, mot i vranët dhe intervale me diell në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Meteo Kosova ka parashikuar se të dielën pritet të ketë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje lokale shiu në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

“Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa më intensive parashihen në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike”, thuhet në njoftim.

Temperaturat parashikohet të shënojnë ngritje, me minimalet që do të lëvizin prej 4 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

Lajme të ngjashme