Të dhënat e punëtorëve në Edi, ATK: Interpretimi i avokatit Lata nuk është i saktë - NACIONALE

Të dhënat e punëtorëve në Edi, ATK: Interpretimi i avokatit Lata nuk është i saktë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Administrata Tatimore e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata lidhur me të dhënat që kërkohen përmes formularit për regjistrimin dhe deklarimin e punëtorëve në sistemin EDI.

Në reagim ATK ka vlerësuar se interpretimi i paraqitur në opinionin e lartcekur nuk është i saktë.

“ATK vlerëson se është e rëndësishme që çdo interpretim publik lidhur me obligimet tatimore të mbështetet në përmbajtjen e plotë të formularit, udhëzuesit përkatës dhe bazës ligjore në fuqi, në mënyrë që tatimpaguesit të mos orientohen nga informacione të cilat mund të krijojnë perceptim të pasaktë apo të paplotë lidhur me detyrimet e tyre. Në këtë drejtim, ATK sqaron se interpretimi i paraqitur në opinionin e lartcekur, sipas të cilit formulari kërkon në mënyrë të detyrueshme të gjitha të dhënat e paraqitura në të, nuk është i saktë. Formulari bën qartë dallimin ndërmjet të dhënave të detyrueshme dhe të dhënave plotësuese, ku vetëm fushat e shënuara me simbolin “*” janë të detyrueshme për plotësim.

Lajme të ngjashme