“Të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit”: Haziri e mirëpret arrestimin e pesë serbëve të dyshuar për krime luftec - NACIONALE

“Të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit”: Haziri e mirëpret arrestimin e pesë serbëve të dyshuar për krime luftec

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur arrestimin e pesë të dyshuarëve serbë për krime lufte në rajonin e Gjilanit, me ç’rast tha se Prokuroria Speciale duket se u bazua në të dhënat e Komisionit Komunal të themeluar pas luftës.

Postimi i Hazirit:

Megjithëse shumë i vonuar, është i mirëpritur lajmi për arrestimin e pesë personave nga Prokuroria Speciale e Kosovës, përgjegjës për masakrën e Llovcës dhe vrasjen e civilëve Inatoc (Kokaj), Pogragjë dhe Uglar.

Duket se prokuroria dhe policia e shtetit kanë realizuar këtë aksion, duke u bazuar në të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit, i cili ishte themeluar pas luftës, duke qenë kujdestar në administrimin, faktimin dhe gjetjet e kohës.

Drejtësi për viktimat e Llovcës, Inatocit (Kokaj), Pogragjës, Uglarit dhe të gjitha viktimat tjera të luftës kudo në Gjilan e Kosovë!

Lajme të ngjashme