Të buzëqeshur, Osmani shpërndan fotografi pas takimit me Blinken: Miqësi e përhershme - NACIONALE

Të buzëqeshur, Osmani shpërndan fotografi pas takimit me Blinken: Miqësi e përhershme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar sot me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Osmani ka shpërndarë një fotografi nga Departamenti i Shtetit, ku shihet krahas Blinken dhe Kurtit.

“Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani në postimin e publikuar në Facebook.

Ndryshe, Osmani e Kurtit pak më herët zhvilluan takimin e parë zyrtar me Blinken.

Në fillim të këtij takimi, sekretari amerikan i falënderoi ata për vizitën, ndërkaq Osmani e falënderoi SHBA-në për ndihmën ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme