Të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi - NACIONALE

Të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë në lidhje me mbishkrimin "Kosova është Serbi" janë pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

"Në këtë moment, ata dy ndodhen zyrtarisht në pushim mjekësor dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë", tha Krapoviq në një komunikatë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Masë paraburgimi prej një muaj u është caktuar tre shtetasve malazezë lidhur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Lajmin e ka bërë ditur dje Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati.

Ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Lajme të ngjashme