"Të anulohet menjëherë": Matoshi përmend shkeljen e Kushtetutës pas vendimit të Hysenit për ata që agjërojnë
Analisti Halil Matoshi ka reaguar në lidhje me vendimin e Komunës së Gjilanit për të shkurtuar orarin e punës së administratës në muajin e Ramazanit, për ata që agjerojnë. Në shkrimin e tij, ai ka përmendur edhe shkeljen e Kushtetutës.
Matoshi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka bërë thirrje që të anulohet menjëherë ky vendim.
Ai mes tjerash ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje ka bërë politika demagogjike dhe shkelja e Kushtetutës është krim e nuk duhet të tolerohet”.
“Liria e besimit garantohet me Kushtetutë por VETËM në kushte e rrethana që nuk e cënojnë laicitetin dhe neutralitetin e shtetit ndaj feve. Pushteti Komunal nuk e ka të drejtën të nxjerr vendime për administratën e shtetit për çâshtje që prekin Kushtetutën.” – ka thënë ai.
Ai ka cituar edhe nenin 8 të Kushtetutës që thotë si vijon: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”.
Ndërkohë, në një vendim që po komentohet shumë nëpër rrjete sociale, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka vendosur që punëtorët e Komunës së Gjilanit, të cilët janë agjërueshëm, të punojnë një orë më pak.
Sipas vendimit, orari i punës për zyrtarët publik të adminstratës të cilët agjërojnë fillon në ora 09:00, e mbaron në ora 16:00.
Sipas këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Kryetari i Komunës si dhe Drejtorët e Drejtorive komunale.
Për këtë do të kërkohet edhe një evidencë për zyrtarët publik.