Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc sot dalin sërish para gjykatës - NACIONALE

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc sot dalin sërish para gjykatës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Për të dytën ditë me radhë, tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, do të paraqiten para Gjykatës.

Seanca gjyqësore është planifikuar të nisë në orën 13:30 në Pallatin e Drejtësisë.

Në seancën e mbajtur më 9 korrik, të tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe nuk pranuan ta lexojnë aktakuzën.

Gjatë asaj seance, prokurori special, Bekim Kodraliu, përveç deklarimeve të tij, paraqiti edhe prova materiale, përfshirë pamje që sipas Prokurorisë mbështesin aktakuzën.

Prokurori Kodraliu u shpreh i bindur se gjatë procesit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve, duke theksuar se Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme, të përfshira në aktakuzë, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ishte akt terrorist me synim dëmtimin e një prej infrastrukturave më kritike në Kosovë dhe cenimin e sigurisë së Republikës.

Lajme të ngjashme