Tasholli: Pushteti ka shpallur barazi në fukarallak
Analisti Ismail Tasholli nuk është pajtuar me vlerën e koeficientit prej 105 euro, të cilin sot e ka caktuar Qeveria.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur pushteti e shpallte barazinë si kompas politik e paska pasë fjalën që ta barazojë shoqerinë në fukarallak.
“Keta (pushteti) kur e kane shpalle BARAZINE si kompas politik e paskane pas fjalen qe ta bajne kete shoqeri te BARABARTE ne fukarallak. Ohh bre, ua ka thane “historia” e po duhet me ua perserite: politikanet qe kane vetem “siklete ideologjike” perfundojne ne BUROKRACIRA 😂 dhe shnderrohen ne black hole te energjive te vendit, ne emer te se DREJTES kozmike”, ka shkruar Tasholli.