“Tash e tri javë nuk shpërndahen faturat e mbeturinave”, Mushkolaj kritikon Komunën e Prishtinës
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Komunën e Prishtinës për mosshpërndarje të faturave të mbeturinave për qytetarët.
Ai ka bërë me dije se këto fatura qytetarët nuk mund t`i marrin as në komunë, meqenëse që disa javë nuk punon sistemit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se qeverisja në Prishtinë karakterizohet me papërgjegjësi.
“Komuna e Prishtinës nuk ua shpërndan qytetarëve faturat e mbeturinave tash sa kohë. Faturën nuk mundesh me e marrë as në komunë, sepse tash tri javë nuk punon sistemi dhe nuk dihet kur kthehet n'funksion. Ndërkohë, kryetari flet për projekte kapitale. Papërgjegjësi e keqqeverisje. 'Prishtina e përjetimeve'”, ka shkruar Mushkolaj.