Taravari pas dorëheqjes: Sponsori kryesor i VLEN-it është Albin Kurti - NACIONALE

Taravari pas dorëheqjes: Sponsori kryesor i VLEN-it është Albin Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish- ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka deklaruar se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti është mbështetësi kryesor i VLEN-it.

“E them eksluzivisht sonte se sponzori kryesor i VLEN-it, flas përsonalisht për mua ka qenë z.Albin Kurti. Të mos ishte Albin Kurti unë kurrë nuk i isha bashkangjit VLEN-it. Jam lidh pas fjalës së Kurtit“, tha ai në Kanal10.

Ndryshe, Arben Taravari më 15 maj dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, duke konfirmuar edhe largimin nga koalicioni me VLEN-in.

Lajme të ngjashme