Taravari e ngrit në qiell Kurtin: Inspirues dhe shembull i lëvizjeve të mëdha - NACIONALE

Taravari e ngrit në qiell Kurtin: Inspirues dhe shembull i lëvizjeve të mëdha

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë edhe një simbolikë ndërhyrëse në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Vëriut.

Kësaj radhe Kurti ka pritur në takim Arben Taravarin, kandidat për president i VLEN-it, që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për takimin ka njoftuar vet Taravari, i cili ka pasur fjalë të mëdha për Kurtin.

“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!

Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!

NDRYSHIMI FILLOI!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme