Tallet keq Mirena me nivelin e shkrimit të deputetit të VV-së pas raportimeve të Nacionales
Pasi gazeta Nacionale raportoi rreth deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, po i drejtohej përmes “WhatsApp”-it, Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli të cilës po ia qante hallin për një konkurs në KEK, tashmë veçse kanë nisur reagimet edhe për nivelin e ulët të shkrimit të deputetit – i cili gradën universitare “Bachelor” e shkruan si “bahqelor”.
Opinionisti dhe gazetari Ilir Mirena madje ka ironizuar thellë duke e quajtur si komunikim mes “Jürgen Habermas’it dhe Kardinalit Ratzinger”.
Reagimi i Mirenës:
“Pershendetie Ministre!
Eshte e pa drejt me çfar pyti tu i testu puntoret me kualifik mesem ne kek sot nuk eshte a per bahqelor e….”
Copeza komunikimi mes Jürgen Habermas’it dhe Kardinalit Ratzinger…😊