Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të Kuvendit, pasiqë ai është kandidati për kryeministër në qeverinë teknike që do të votohet të dielën.
Nga Kuvendi thonë se kjo është bërë në në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit.
“Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet mes tjerash në kumtesë, përcjell TV21.