Takimi mes Gërvalles dhe Klakoçar: Riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin bilateral
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka publikuar fotografi në takimin mes Ministres Gërvalla dhe Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
“Ministrja Gërvalla në takim me krye parlamentaren sllovene paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve...Më tej Ministrja Gërvalla dhe Kryetarja Zupançiq riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.